Arrestohet deputeti që bëri thirrje për arrestimin e Ciprasit

Maqedonia

Arrestohet deputeti që bëri thirrje për arrestimin e Ciprasit

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 13:41
Konstaninos Barbarusis

Deputeti i partisë “Agimi i Artë”, Konstaninos Barbarusis është arrestuar pas thirrjes për grusht shtet gjatë debatit të dy ditëve të fundit në Kuvendin greke dhe për arrestimin e kryeministrit Cipras.

Por siç theksohet, ai është arrestuar me urdhër të prokurorisë shtetërore për shkak fjalimit në Kuvend për grusht shteti.

Barbarius gjatë diskutimit tha: “Filloi copëtimi i Greqisë. Udhëheqësia e vendit po sjell ligje që nuk janë në interes të kombit, por që janë në interes të tyre, i bëjë thirrje udhëheqësisë ushtarake që të respektojnë betimin që e kanë dhënë dhe të arrestojnë kryeministrin Cipras, ministrin e mbrojtjes Kamenos dhe kryetarin e shtetit Pavlopulos që të pengohet kjo tradhti”, ka thënë Barbarius.

Vet partia “Agimi i artë”, e ka dënuar komentet e deputetit të tyre dhe e ka përjashtuar nga partia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat