Anketa: Shumica e grekëve kundër marrëveshjes dhe emrit Maqedonia

Maqedonia

Anketa: Shumica e grekëve kundër marrëveshjes dhe emrit Maqedonia

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 16:10
Ilustrim

“Jo” për marrëveshjen thonë 63 për qind, ndërsa për emrin Maqedoni “jo” 73.2 për qind e të pytërve në një hulumtim të mendimit publik në Greqi, e realizuar nga agjencia “Mars” për gazetën “Proto tema”.

Sipas rezultateve, 49% e votuesve të SYRIZA kundërshtojnë marrëveshjen në mes Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras.

Sa i përket paraqitjes së forcave në skenën politike greke, ekziston një dallim i madh midis Demokracisë së Re dhe Syriza (14.4 për qind). Më konkretisht: Demokracia e Re 30.6 për qind, Syriza 16.2 për qind, Lëvizja për Ndryshim 7,5 për qind, Agimi i Artë 7,3 për qind, dhe Partia Komuniste Greke 6.3 për qind.

Siç njofton korrespondenti i AIM-së nga Athina, i gjithë sondazhi u botua në botimin e nesërm të gazetës, ndërsa këto pjesë të rezultateve të hulumtimit gjenden në faqen e “Proto-temës”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat