Protesta kundër marrëveshjes së emrit, grekët nisen drejt vendit të nënshkrimit

Maqedonia

Protesta kundër marrëveshjes së emrit, grekët nisen drejt vendit të nënshkrimit

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 10:05
Protesta

Në Nivici të Greqisë janë duke u bërë përgatitjet e fundit për t’u nënshkruar marrëveshja historike mes Greqisë dhe Maqedonisë që pas disa orëve do të ketë emrin Maqedonia e veriut.

Në Maqedoni, OBRM-PDUKM-ja ka paralajmëruar protesta në Manastir të Maqedonisë kurse në Greqi, protestuesit grek janë nisur drejt vendit ku do të nënshkruhet Nivici, në kufi me Maqedoninë.

Në videot e shpërndara nga mediat greke shihen qytetarët se si organizohen me autobusë për të mbërritur dhe për të protestuar në Nivici.

Përndryshe, kjo protestë është paralajmëruar disa ditë më herët, kur edhe u bë publike dita dhe vendi i nënshkrimit të marrëveshjes

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat