Historike, nënshkruhet marrëveshja për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë së veriut

Maqedonia

Historike, nënshkruhet marrëveshja për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë së veriut

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 10:21
Nënshkrimi i marrëveshjes për emrin e Maqedonisë midis dy kryeministrave, Zaev dhe Tspiras

(E plotësuar) - Maqedonia dhe Greqia të dielën nënshkruan marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar të emrit. Dokumenti që parasheh emrin, "Maqedonia e Veriut", u nënshkrua në Prespë, në pjesën e Greqisë nga Ministrat e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias, në prani të kryeministrave, Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras.

Kryeministri grek marrëveshjen e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme për të ardhmen e dy vendeve.

“Kjo është një marreveshje patriotike mes dy popujve. Me këtë zgjidhet një kontest shumëvjecar, forcon besimin mes dy vendeve dhe popujve…marrëveshja do të hap edhe një faqe të re në zhvillimin ekonomik mes dy shteteve”, ka deklaruar kryeministri, Aleksis Tsipras.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në fjalimin e tij marrëveshjen e ka vlerësuar si historike dhe shumë të rëndësishme për të ardhmen evropiane.

“Ndjenja ime sot është se me nënshkrimin e marrëveshjes po zhvendosim edhe malet, sot po i japim fund një kontesti, dallimeve shumëvjecare që kishin ngritur mure mes dy shteteve…kemi humbur shumë, por ne pas shumë përpjekjesh arritëm marrëveshje të dinjiteshme për ndërtimin e miqësisë…e kaluara na ka mësuar shumë, duhet të mësojmë nga e kaluara dhe jo ta përsërisim”, ka deklaruar Zaev.

“Ne po ndërtojmë të ardhmen, marrëveshje na inkurojon për besim më të mëdh mes dy vendeve dhe jetë më të mirë mes dy popujve tanë… po ndërtojmë miqësi me Greqinë. Ajo do të jetë mbështetëse e jona për proceset në vazhdim. Kjo marrëveshje do të forcojë paqen dhe sigurinë jo vetëm në vendet tona por edhe më gjërë”, ka deklaruar Zaev duke theksuar se me këtë marrëveshje qytetarët do të kenë perspëktivë më të mirë si dhe do të forcohet miqësia dhe siguria në rajon.

Image

Në aktin e nënshkrimit të marrëvshjes kanë marrë pjesë përfaqësues të lartë ndërkombëtare si ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimic, Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogerini, komisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Hahn, Rozmari Di Karko, përgjegjëse për çështje politike e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guteresh, si dhe diplomat nga më shumë vende perendimore.

“Të gjithë duhet të jemi falënderuar që kemi liderë të këtillë, të përgjegjshëm për të ardhmen e vendeve të tyre. Kjo marrëveshje paraqet document strategjik për interest e dy vendeve. Ishte një process ishte i vështirë, por është kënaqësi kur i gjithë mundi rezultoi me marrëveshje e cila duhet të jetë shembull për rajonin dhe më gjërë. Me këtë dëshmuam se kur ka vullnet mund të arrihet marrëveshje”, ka deklaruar ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimic.

Marrëveshja që zgjidh kontestin mbi 25 vjeçar, zhbllokon procesin e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE, por edhe normalizon raportet mes dy vendeve, që shpesh herë janë përcjell edhe me tensione dhe bllokada ekonomike.

Emri, Maqedonia e Veriut, në bazë të marrëveshjes do të përdoret si brenda ashtu edhe jashtë vendit, apo sipas formulës, “erga omnes”, të cilët në vazhdimësi e ka kërkuar pala greke.

Marrëveshja sqaron edhe çështjet që kanë të bëjnë me gjuhën maqedonase dhe kombin maqedonas për të cilin sqaron se nuk ka asnjë ligjshmëri me të kaluarën antike të Maqedonisë, si dhe kulturën dhe traditën Helene. Sa i përket gjuhës, në marrëveshje thuhet se ajo i takon grupit të gjuhëve slave.

Dy vendet kishin një marrëveshje në vitin 1995 me të cilën Maqedonia ishte pranuar në Kombet e Bashkuara me referencën Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (FYROM), por Athina kishte bllokuar procesin e integrimit në NATO dhe BE me kërkesën për gjetjen e një emri tjerë që nuk do të reflektonte pretendime territorial ndaj territorit të saj verior me të njëjtin emër, Maqedoni, por që gjithashtu nuk do të kishte lidhshmëri me të kaluarën antike të emrit Maqedoni.

Pas shumë përpjekjesh, e në veçanti pas ndërrimit të pushtetit në Maqedoni, ku tani në pushtet janë social-demokratë, Shkupi dhe Athina, arritën marrëveshjen për një emër me përcaktim gjeografik, Maqedonia e Veriut. Me marrëveshja përcaktohen edhe çështjet që kanë të bëjnë me gjuhën dhe identitetin. Gjuha maqedonase, siç thuhet në marrëveshje i takon grupit të gjuhëve sllave dhe se nuk asnjë lidhje me kulturën dhe të kaluarën e Maqedonisë antike dhe greke.

Pas nënshkrimit nga dy qeverisë pason fazë më e ndërlikuar ajo e zbatimit të saj, si ratifikimi nga dy Parlamentet. Fillimisht ajo duhet të votohet në Kuvendin e Maqedonisë e më pas fillon procedura e ndryshimit të kushtetutës me qëllim harmonizimin e saj me marrëveshjen e re. Do të ndryshohet preambula që e definon Maqedoninë si shtet të popullit maqedon, por edhe të gjitha pjesët tjera që kanë të bëjnë me termet “Maqedoni” dhe “maqedonase”.

Pas kësaj duhet të mbahet edhe referendum dhe nëse marrëveshja aprovohet nga qytetarët, atëherë e njëjta duhet të ratifikohet edhe nga Parlamenti i Greqisë, i cili gjithashtu duhet të ratifikojë edhe pranimin e Maqedonisë në NATO, si dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në BE.

Ndryshe, marrëveshja kundërshtohet si nga opozita në Greqi ashtu edhe nga ajo në Maqedoni. Dy blloqet opozitare vlerësojnë se marrëveshja rrënon interesat kombëtare maqedonase, përkatësisht greke. Dy opozitat kanë bërë të ditur se do të përdorin të gjitha mekanizmat për të penguar zbatimin e marrëveshjes.

***

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, ndërmjetësuesi i posaçëm, Metthew Nimetz, iu drejtua të pranishmëve dhe ku theksoi se sot në ditëlindja e tij i është dhënë dhurata më e madhe, gjegjësisht pas as 24 vjetësh më në fund zgjidhet përfundimisht mosmarrëveshja në mes Maqedonisë dhe Greqisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Puna ime më në fund u krye. Të afërmit e mi më pyesnin se çka të të blejmë për ditëlindje. Ju thash nuk më duhet asgjë, e kam fituar dhuratën më të mirë. tha Nimetz.

***

Ministri i punëve të jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov dhe homologu i tij grek, Nikos Kotzias, kanë nënshkruar marrëveshjen të cilën e quajtën historike për emrin e Maqedonisë, e cila do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut.

Të dy shtetet kishin një kontest 25 vjeçar për emrin. Fillimisht të pranishmëve me nga një fjalë rasti iu drejtuan kryeministrat e dy vendeve.

Han komenton marrëveshjen e nënshkruar nga Maqedonia dhe Greqia

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han ka komentuar marrëveshjen e nënshkruar nga ministrat e jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikola Dimitrov dhe Nikos Kotzias. 

Ai përmes një postimi në Twitter ka postuar një fotografi të momentit të nënshkrimit të marrëveshjes.

Postimi në Twitter: 

Nënshkruar - vulosur - arritur!

Zaev: Të bashkuar ecim para, të ndarë biem

Kryeministri i Maqedonisë para nënshkrimit të marrëveshjes historike foli për 27 vjeçarin e bisedimeve dhe për përfundimin e këtij kontesti më në fund me një marrëveshje të rëndësishme që nënshkruhet sot.

”Sa ditë e mirë dhe e madhe. Ta patçim me shëndet. Aristoteli ka thënë se pa shpresë dhe fuqi nuk bënë gjë. Kur i ke këto, mundesh male të shembësh. Me të vërtetë ne sot kemi lëvizur malet. Krejtë kanë dyshuar. Sot ne i themi ndal ndasive. Pyetja e njejtë ka qenë e hapur për tre dekada. Për këtë sot ne këtu së bashku do të shkruajmë historinë. Ky vendim i përbashkët i joni, na bëri një shok. Një shok që deri dje e quanim armik. Së bashku ne bëmë zgjidhje për botën që nuk do të lodhet me punët tona. Së bashku, krijojmë një familjë për bashkëpunim dhe jo për rivalitet. Të ndihmohemi si dy shtete fqinje. Të bashkuar ecim para, të ndarë biem. E kemi të rëndësishme të shohim para dhe e pamë se me izolim shtetet prishen. Një mesazh për kundërshtarët e kësaj marrëveshje në dy shtetet: Shtetet tona duhet t’i dalin në pah popullit dhe t’i thonë jo frikës dhe populizmit. Evropa është më e fortë se frika. Evropa nuk njeh mure. Demokracia lufton kundër problemeve, dhimbjeve dhe frikës” tha Zaev.

”Kjo marrëveshje është rruga jonë për të ardhmen. Sot jemi krenar për marrëveshjen tonë. Krenar pasi jemi bashkë rreth diçka që na ndante”

”Desha ta them këtu se në shenjë falemnderimi për Mattheë Nimetz për mundin në 30 vitet e kaluara, i them urime ditëlindjen” përfundoi Zaev.

***

Më në fund, pas 27 viteve do të përmbyllet një kapitull me shumë negociata, me shumë palë të përfshira dhe me shumë deklarata të dhëna se ”pritet zgjidhje”. Shumë shpresë dhe shumë pritje për ditën e sotme.

Marrëveshja historikE është nënshkruar në Nivici të Greqisë kurse pas këtij akti, Maqedonia do të quhet MAQEDONIA E VERIUT/ North Macedonia.

Cipras nga Prespa: Po nënshkruajmë Marrëveshje historike për të dy vendet

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras ka mbajtur fjalim në cereomininë e nënshkrimit të marrëveshjes për emrin, nga ana greke e Prespës. “Duam të bëjmë një hap për të harruar plagët e të kaluarës, jo vetëm për vendet tona por edhe për Evropës për të shkuar përpara për një ardhmëri më të mirë. Kjo do vë themelet e një epoke të re.

Unë me Zaevin vendosëm të tejkalojmë vështirësitë. Dua të falënderoj OKB dhe Nimicit që 25 vite përpiqet të zgjidh çështjen. Nuk mund të ndodhte në një moment më të mirë, sepse sot është ditëlindja e Nimicit”, ka deklararar ndër të tjera Cipras.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që të lexojnë marrëveshjen pa paragjykime. Ai ka garantuar është një marrëveshje patriotike në të cilën shihet fryma patriotike e dy palëve.

Image

Nimic, Mogherini, Hahn dhe Gutierres, dëshmitarë të nënshkrimit të marrëveshjes për emrin

Ndërmjetësuesi i OKB-së për çështjen e emrit, Methju Nimic, përfaqësuesja e Lartë e  Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federika Mogerini, eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han dhe Rozmari Di Karlo, zëvendësja e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Gutierres, janë dëshmitarë të nënshkrimit të marrëveshjes për çështjen e emrit.

Kryeministri grek Aleksis Cipras mban fjalim. “Marrëveshje patriotike” tha ai mes tjerash.

“Marrëveshje për popullin. Për përmirësimin e jetëve të qytetarëve. Marrëveshje e shoqërisë. Kemi detyrë historike ta vazhdojmë këtë rrugë dhe jam i bindur dhe optimist se do ta bëjmë këtë dhe do të jemi shembull i rajonit dhe botës për miqësi” tha Cipras.

Sipas tij, kjo është një miqësi e cila nuk torturohet nga e kaluara.

“Para neve kemi sfida të reja. Dhe për tu përballur me to duhet të kemi një rrugë të përbashkët evropiane” tha Cipras.

***

Në këto momente po zhvillohet nënshkrimi i marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë për zgjidhjen e kontestit 25 vjeçar për emrin.

Në vendngjarje kanë arritur edhe delegacionet e të dy vendeve por edhe përfaqësues ndërkombëtar të cilët kanë ateruar në vend për t’i dhënë mbështetje nënshkrimit të këtij akti.

***

Ka nisur ceremonia zyrtare e nënshkrimit të marrëveshjes në mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Aktualisht dy kryeministrat po flasin para të pranishmëve, ndërsa, pas pak do të nënshkruhet marrëveshjen që i jep fund kontestit 25 vjeçar për emrin e Maqedonisë.

Image

***

Ka mbetur më pak se një orë që nga nënshkrimi i marrëveshjes që i jep fund kontestit 25 vjeçar të emrit, mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Nënshkrimi do të bëhet në ora 10:30, në anën greke të Prespës, nën mbikëqyrjen e diplomatëve të rëndësishëm ndërkombëtar.

Ligji për ratifikimin e marrëveshjes, të hënën pritet të kalojë në Qeveri, ndërsa i njëjti do të dërgohet në Kuvend për miratim.

Për miratimin nevojitet shumicë e thjeshtë, gjegjësisht shumica e të pranishmëve në sallë. Nga kuorumi minimum i 61 deputetëve, 31 nevojitet që të votojnë ‘pro’. Sipas procedurave, ligji dërgohet në presidencë. Presidenti Ivanov në afat prej shtatë ditëve duhet të firmosë të njëjtin. Përderisa Ivanov përdor të drejtën e vetos, marrëveshja kthehet prapë në procedurë parlamentare, ndërsa atëherë do të nevojiten minimum 61 vota të deputetëve për miratimin e ligjit dhe i njëjti përsëri kthehet tek presidenti, i cili sipas kushtetutës është i obliguar që ta firmosë.

Mirëpo presidenti Ivanov tashmë ka bërë të ditur qëndrimin e tij se nuk do të firmos një marrëveshje të tillë. Implementimi i marrëveshjes do të zhvillohet në disa etapa. Do të hyjë në fuqi pasi dyja palët do ta pranojnë në përputhje me procedurat e brendshme, ndërsa përderisa cilado palë nuk e pranon marrëveshjen atëherë ajo nënkupton se e njëjta nuk vlen. Qytetarët do të thonë fjalën e tyre në referendum, i cili pritet të mbahet në shtator ose tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat