Zaev: Të bashkuar ecim para, të ndarë biem

Maqedonia

Zaev: Të bashkuar ecim para, të ndarë biem

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 11:01
Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë foli për 27 vjeçarin e bisedimeve dhe për përfundimin e këtij kontesti më në fund me një marrëveshje të rëndësishme që u nënshkrua sot.

”Sa ditë e mirë dhe e madhe. Ta patçim me shëndet. Aristoteli ka thënë se pa shpresë dhe fuqi nuk bënë gjë. Kur i ke këto, mundesh male të shembësh. Me të vërtetë ne sot kemi lëvizur malet. Krejtë kanë dyshuar. Sot ne i themi ndal ndasive. Pyetja e njejtë ka qenë e hapur për tre dekada. Për këtë sot ne këtu së bashku do të shkruajmë historinë. Ky vendim i përbashkët i joni, na bëri një shok. Një shok që deri dje e quanim armik. Së bashku ne bëmë zgjidhje për botën që nuk do të lodhet me punët tona. Së bashku, krijojmë një familjë për bashkëpunim dhe jo për rivalitet. Të ndihmohemi si dy shtete fqinje. Të bashkuar ecim para, të ndarë biem. E kemi të rëndësishme të shohim para dhe e pamë se me izolim shtetet prishen. Një mesazh për kundërshtarët e kësaj marrëveshje në dy shtetet: Shtetet tona duhet t’i dalin në pah popullit dhe t’i thonë jo frikës dhe populizmit. Evropa është më e fortë se frika. Evropa nuk njeh mure. Demokracia lufton kundër problemeve, dhimbjeve dhe frikës” tha Zaev.

”Kjo marrëveshje është rruga jonë për të ardhmen. Sot jemi krenar për marrëveshjen tonë. Krenar pasi jemi bashkë rreth diçka që na ndante”

”Desha ta them këtu se në shenjë falemnderimi për Mattheë Nimetz për mundin në 30 vitet e kaluara, i them urime ditëlindjen” përfundoi Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat