Dimitrov: Vendet anëtare të BE-së do ta njohin mundësinë për të ardhmen e BE-së

Maqedonia

Dimitrov: Vendet anëtare të BE-së do ta njohin mundësinë për të ardhmen e BE-së

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 19:40
Nikolla Dimitrov

Marrëveshja është kyçe për hapjen e dyerve drejt BE-së, ndërsa vendet anëtare do ta njohin mundësinë që të sigurojnë të ardhmen e Bashkimit Evropian, theksoi sot ministri për punë të jashtme, Nikolla Dimitrov pas nënshkrimit të marrëveshjes për zgjidhjen e kontekstit të emrit në mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe partneritetit strategjik në intervistën për “televizionin 24”.

“Në mes prioriteteve kryesore pse e bëmë këtë marrëveshje është se hape dyert drejt BE-së. Kemi marr nëntë raporte pozitive, rekomandime për fillimin e bisedimeve, kandidatë jemi që nga viti 2005 gjegjësisht 13 vite. Dera ishte e mbyllur për shkak kontestit rreth emrit dhe tani kur e gjetëm çelësin dhe e hapëm derën do të ishte shumë e keqe nëse mbas kësaj ka edhe një derë tjetër”, tha Dimitrov.

Në rast të ndonjë bllokade tjetër nga vendet anëtare të BE-së për Maqedonisë, Dimitrov tha se çështja dhe përgjegjësia është e madhe për cilin do vend anëtar, veçanërisht për ato çka janë shtylla e së ardhmes së BE-së dhe të cilët kanë përgjegjësi të veçantë se ku shkon BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat