Shtatë policë të lënduar dhe 25 persona të arrestuar në protestat e mbrëmshme në Shkup - Bota Sot
Shtatë policë të lënduar dhe 25 persona të arrestuar në protestat e mbrëmshme në Shkup

Maqedonia

E mërkurë, 18 korrik 2018

Shtatë policë të lënduar dhe 25 persona të arrestuar në protestat e mbrëmshme në Shkup

Nga: N.H Më: 17 qershor 2018 Në ora: 21:32
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Policia arriti të shpërndajë protestuesit e dhunshëm maqedonas që sonte u mblodhën para Parlamentit të Republikës së Maqedonisë për të protestuar ndaj marrëveshjes në Prespë.

Para Parlamentit kishte rreth 2.000 protestues mes tyre kishte edhe persona me maska.

Ajo që u vu re nga protestuesit e dhunshëm ishte se ato janë pro Rusisë dhe kundër BE e kundër NATO-së, dhe këtë e dëshmon pamjet nga protesta para Kuvendit.

Lideri i “Maqedonisë së vetme”, Jançe Vançev me flamurin e Rusisë ka hipur mbi automjetin e policisë dhe ka valëvitur flamurin rus.

***

25 persona janë arrestuar për shkak të përdorimit të dhunës në protestat e mbrëmshme para Kuvendit të Maqedonisë, të cilat eskaluan kur protestuesit tentuan të futen në hapësirat e Kuvendit.

Jozyrtarisht mësohet se janë lënduar shtatë policë dhe dy civilë. Nga MPB thonë se policia ka përdorur gazlotsjellës për të shpërndarë turmën e protestuesve.

Protestat mbrëmë u mbajtën në shenjë revolte ndaj nënshkrimit të marrëveshjes Maqedoni-Greqi për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Protestuesit u organizuan përmes rrjeteve sociale, ndërsa morën pjesë edhe grupi i tifozëve “Komitët”.

Protestat i ka përkrahur edhe kryetari i partisë “Maqedonia e Vetme”, Janko Baçev.

Protestuesit në Shkup përsëri tentuan të futen në Kuvendin e Maqedonisë

Mes protestës dikush ka hudhur me gurë dhe me gjësende të forta drejtë policisë dhe e kanë detyruar policinë që me ndihmën e njësisë speciale të shpërndajë turmën me bomba gazi dhe me lotsjellës për t’i larguar nga vendi para Kuvendit.

Protestat janë organizuar kundër marrëveshjes me Greqinë dhe janë dëgjuar këngë patriotike.

Emri i ri i Maqedonisë, eskalon situata në Shkup, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Mijëra protestues janë mbledhur sonte para Kuvendit të Maqedonisë kundër një marrëveshjeje me Greqinë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mbi emrin e ish- republikës jugosllave.

Protestat u përshkallëzuan në orët e mbrëmjes ku pati përleshje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve, të cilët tentuan të thyejnë kordonin policor para Kuvendit të Maqedonisë.

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë përdorën gazin lotsjellës dhe bomba paralizuese për t’i shpërndarë demonstruesit.

Si rezultat i marrëveshja së nënshkruar në mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, situata ka eskaluar në kryeqytetin e Maqedonisë.

Nuk ka informacione për të plagosur, ndërkohë që objekti i Kuvendit është blinduar nga forca të shumta policore.

Greqia dhe Maqedonia nënshkruan më herët sot një marrëveshje sipas së cilës emri i ri i ish-republikës jugosllave do të jetë Republika e Maqedonisë Veriore.

Lideri i opozitës VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski tha sot se kjo parti e kundërshton me të gjitha mjetet demokratike dhe ligjore këtë marrëveshje dhe se nuk do të mbështesë ndryshimin e Kushtetutës dhe as ndryshimin e emrit kushtetues të vendit.

Marrëveshja e kryeministrit Zoran Zaev me Greqinë është karakterizuar si një kapitullim të vendit dhe degradim i sovranitetit të Maqedonisë.

"Historia do të gjykojë. Emri ynë është Maqedonia, emri i krenarisë sonë dhe ne jemi maqedonas krenarë. Maqedonia është dashuria jonë, emocion, atdhe," tha Mickoski.

Më poshtë ju sjellim pamje nga vendi i ngjarjes: /BS

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test