Kotzias për protestat: Nga një milion kemi arritur në katër mijë protestues

Maqedonia

Kotzias për protestat: Nga një milion kemi arritur në katër mijë protestues

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 11:05
Nikos Kotzias

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Kotzias, ka komentuar protestat e djeshme në afërsi të Prespës, duke thënë se grekët po thyejnë stereotipet. Ai shtoi se nga një milionë protestues të cilët ishin kundër marrëveshjes me Maqedoninë, tani janë 4 mijë.

Shefi i diplomacisë së Greqisë, menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes me prefektin e Maqedonisë Perëndimore, Teodoros Karipidis, të cilit ia ka dorëzuar rezolutën nga këshilli rajonal, në të cilën shprehet papajtueshmëria e qytetarëve për marrëveshjen me Shkupin.

“Banorët lokal nuk duhet të protestojnë, pasi nëse kanë mundësi për zhvillim dhe dobi në jetën e tyre, ajo është bashkëpunimi mes dy shteteve”, ka thënë Kotzias.

Përndryshe, nënshkrimi i marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë është përcjellur me protesta në të dy vendet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat