Angjushev: Zgjidhja e çështjes së emrit ka edhe përfitim ekonomik

Maqedonia

Angjushev: Zgjidhja e çështjes së emrit ka edhe përfitim ekonomik

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 15:33
Koço Angjushev

Gjeneratat tona të ardhshme duhet t’i shohin përfitimet e marrëveshjes me Greqinë. Pa dallim të harxhime që do të ndodhin në zbatimin kësaj marrëveshje, përfitimet janë shumë të mëdha, deklaroi zv. Kryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev.

Sipas tij, çështja e emrit është e sferës së politikës së jashtme, por në të njëjtën kohë është edhe ekonomike, nga shkaku se të gjithë investitorët kur vijnë në ndonjë shtet pyesin se sa është stabil shteti dhe a ka sundim të së drejtës.

“Përfitimet ekonomike nga marrëveshja me Greqinë për gjeneratat tona të ardhshme do të jenë pakrahasimisht më të larta nga çdo harxhim që do të ndodh për implementimin e kësaj marrëveshje”, deklaroi Angjushev. Vlerësimi i tij është se në pjesën e institucioneve që duhet të ndryshojnë dokumente, me siguri s’do të ketë harxhime.

“Ajo është e vendosur të një periudhë kohore paralelisht me bisedimet për anëtarësim në BE. Të gjithë në këtë periudhë do të duhet të ndryshojnë dokumente ose materiale tjera që do të kushtojnë”, sqaroi zv. Kryeministri Angjushev, duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën e shtypit të Qeverisë.

Angjushev theksoi se pas hyrjes në NATO dhe BE, vendet fqinje kanë pasur implikime pozitive financiare, më shumë investime të huaja, fonde evropiane, dhe qasje më të madhe të fondeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat