Guterres: Zaev dhe Tsipras kanë nënshkruar marrëveshje historike - Bota Sot
Guterres: Zaev dhe Tsipras kanë nënshkruar marrëveshje historike

Maqedonia

E mërkurë, 19 shtator 2018

Guterres: Zaev dhe Tsipras kanë nënshkruar marrëveshje historike

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 15:43
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, përmes rrjetit social Twitter ka përshëndetur marrëveshjen për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, duke e quajtur historike.

Ai ka uruar kryeministrat e dy vendeve Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev për siç thotë, rolin e tyre për arritjen e marrëveshjes.

“Uroj kryeministrat Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev për rolin e tyre në nënshkrimin e marrëveshjes historike të dielën në Prespë. Inkurajoj dy qeveritë të vazhdojnë me angazhimin e tyre për ratifikimin dhe zbatimin e marrëveshjes. OKB-ja do të mbështesë angazhimin e tyre”, shkruan Guterres.

Përndryshe, gjatë ditës së djeshme delegacioni i Maqedonisë dhe Greqisë, të udhëhequr nga kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras, nënshkruan marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit të emrit.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test