Mickoski: Çohu Maqedoni

Maqedonia

Mickoski: Çohu Maqedoni

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 20:25
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristiajan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristiajan Mickoski në profilin e tij në Facebook u bën thirrje gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë të çohen, sepse tash është koha e ku shkruhet historia.

“Çohu Maqedoni!

“Bëheni maqedonas, qytetarë të këtij vendi, tash është koha ku shkruhet historia.

Çohu Maqedoni, me besim, nder dhe dinjitet.

Emri yt le të dëgjohet fuqishëm si bubullimë. Tash secili nga ju është i nevojshëm, ky është momenti, çohu Maqedoni në secilin qytet dhe fshat, nga secila mëhallë dhe rrugë me të gjithë fuqinë dhe bukurinë tënde. Ne jemi këtu për ty.

Maqedonia nuk ka zgjidhje tjetër pos fitores. Maqedonia ka qenë dhe do të mbetet!

Maqedonia do të fitoj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat