LSDM: VMRO ta dënojë dhunën dhe gjuhën e urrejtjes - Bota Sot
LSDM: VMRO ta dënojë dhunën dhe gjuhën e urrejtjes

Maqedonia

E shtunë, 22 shtator 2018

LSDM: VMRO ta dënojë dhunën dhe gjuhën e urrejtjes

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 20:27
LSDM

VMRO-DPMNE nuk e ka dënuar dhunën e djeshme para Kuvendit, as nuk përmendur diçka për sulmet nga turma ndaj gazetarëve, kameramanëve dhe ndaj policëve që e kanë mbajtur rendin dhe qetësinë dhe kanë tentuar të ndalojnë sulmin e dhunshëm në Kuvend.

VMRO-DPMNE nuk e ka dënuar as gjuhën e urrejtjes, ofendimet dhe provokimet ndaj qytetarëve, ndaj gazetarëve, ndaj bashkësive të tjera etnike.

Thirrjet e VMRO-DPMNE-së janë skajshmërisht dinake dhe kontradiktore. Pikërisht kjo parti përmes retorikës së saj me vite i ka ngritur tensionet, ka krijuar atmosferë të konfliktit, ndarje artificiale dhe përhapje të lajmeve të rreme.

VMRO-DPMNE duhet të largohet nga këto politika dhe ta dënon dhunën, gjuhën e urrejtje, sulmet ndaj policisë dhe gazetarëve që mbrëmë kanë ndodhur para Kuvendit.

E drejta e protestës dhe e qëndrimeve të caktuara janë të garantuara, por nuk mund të ekziston gjuhë e urrejtjes, ofendimeve dhe thirrjeve për dhunë por në mënyrë demokratike secili ta shpreh mendimin.

Maqedonia po shkon përpara, jetojmë lirshëm, të lidhur me botën, duke ndërtuar shoqëri demkratike dhe ekonomikisht të zhvilluar për të gjithë, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test