Qindra fëmijë në institucionet përkujdesë, mungon kuadri i specializuar për kujdesin ndaj tyre - Bota Sot
Qindra fëmijë në institucionet përkujdesë, mungon kuadri i specializuar për kujdesin ndaj tyre

Maqedonia

E hënë, 16 korrik 2018

Qindra fëmijë në institucionet përkujdesë, mungon kuadri i specializuar për kujdesin ndaj tyre

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 20:42
Anabella Meredieva

Në Maqedoni ka mbi 200 fëmijë nën tre vjeç të vendosur nëpër institucione përkujdesëse.

Bëhet fjalë për  fëmijë me nevoja të vecanta , apo që u janë marrë prindërve për shkak të dhunës së ushtruar ndaj tyre.  Një ndër fëmijët e rritur tashmë në këto institucione, është Anabella.

Ajo ëhstë rritur në Institutin për mbrojten e fëmijëve  dhe personave me nevoja të vecanta në Demir Kapi, ku ka mësuar të kujdeset për veten.

“Bashkërisht mësuam të kryejm detyrat e shtëpisë, të gatuajmë, të mbajmë higjenë personale, të shetisim dhe të shoqërohemi. Koha kalonte dhe ne cdo ditë e më tëpër I përvetësonim rregullat, vinin shfrytëzues të rinjë në institucion me të cilët u bëmë miq, edhe sot e keësaj ditë shoqërohemi. Tani jetoj në Gjorçe Petrov” – tha Anabella Meredieva.

Nga UNICEF, shpjeguan se – deinstitucionalizimi duhet t’i inkurajojë qytetarët që të kujdesen për fëmijët pa kujdes prindëror dhe t’u lejojnë atyre të rriten në një mjedis familjar të sigurt dhe plot kujdes dhe të mbushur me dashuri.

“Ne duam që ti zhvillojmë kapacitetet dhe aftësitë e personelit  të cilët punojnë me këta fëmijë, që tu sigurojnë kujdes dhe vëmendje të vazhdueshme. Në kuadër të Unionit Evropjan, ligjet për të drejtat e njeriut, bazohet në dashuri, sepse dashuria është ajo që fëmijët kanë më shumë nevojë për tu rritur dhe për tu formuar sië duhet, me personalitet të mirë” – thanë nga UNICEF.

“Kuadri profesional nëpër institucione është i vogël dhe nuk i përmbush nevojat e fëmijëve, shpesh ata mbëten pa kujdes për shak të mungesës së kuadrit. Dhe kjo krijon fëmijë problematikë dhe të padëshirueshëm te adoptuesit” – deklaroi Iva Mihajllovska nga Departamenti i MPSS për  fëmijët dhe te rriturit që kanë ngecje në zhvillim.

Deri në vitin 2020, parashikohet që të gjithë fëmijët nën moshën tre vjeç të largohen nga institucionet dhe të vendosen në shtëpitë e grupeve të vogla, në familjet kujdestare ose të gjendet ndonjë formë tjetër e strehimit të përshtatshëm.  Përmes ndryshimeve ligjore, synohet  përmirësimi edhe i  cilësisë së zgjidhjeve alternative për kujdesin e fëmijëve.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test