Milloshoski: Qeveria keqpërdor pozicionin e saj për ta “shtyjë” ratifikimin e marrëveshjes

Maqedonia

Milloshoski: Qeveria keqpërdor pozicionin e saj për ta “shtyjë” ratifikimin e marrëveshjes

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 21:49
Antonio Milloshoski

“Ratifikimi i marrëveshjes është përgjegjësi ligjore e Komisionit për politika të jashtme si trup i Kuvendit. Gjithçka tjetër është shkelje ligjore” deklaron Antonio Milloshoski, Kryetar i Komisionit parlamentar për politika të jashtme.

Ky është qëndrimi i tij lidhur me vendimin e Qeverisë që Propozim-ligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë të dërgohet me flamur evropian në Kuvend, sepse në këtë mënyrë shkon për diskutim te Komisioni për çështje evropiane.

Sipas tij, Qeveria e keqpërdor pozicionin e saj me qëllim që ta “shtyjë” ratifikimin e marrëveshjes me sa më pak diskutim të mundshëm.

Milloshoski thekson se kjo nuk është hera e parë që thyhet rregullorja, sepse e njëjta është bërë me Ligjin për gjuhët.

Sipas rregullores, Komisioni për Politika të Jashtme merret me çështje që kanë të bëjnë me politikën e jashtme të Republikës së Maqedonisë dhe marrëdhëniet e saja me shtetet tjera dhe organizatat ndërkombëtare, nevoja e nisjes së bisedimeve për të kyçur në marrëveshje bilaterale, multilaterale dhe ndërkombëtare të Republikës së Maqedonisë, ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat