Protesta para Kuvendit të Maqedonisë kundër miratimit të marrëveshjes - Bota Sot
Protesta para Kuvendit të Maqedonisë kundër miratimit të marrëveshjes

Maqedonia

E mërkurë, 18 korrik 2018

Protesta para Kuvendit të Maqedonisë kundër miratimit të marrëveshjes

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 11:35
Protesta

Për sot është thirrur një protestë para Kuvendit të Maqedonisë, e paralajmëruar pikërisht në momentin kur dhe do të nisi debati për miratimin e marrëveshjes për emrin. Protestuesit që tubuan mbrëmë para Kuvendit dhe një pjesë e organizatorëve që mbajtën fjalime apeluan që nesër (sot) të dalin në protestë në orën 11.00, gjithmonë para Kuvendit, për të penguar miratimin e marrëveshjes që ndryshon emrin e vendit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut si dhe ndryshime të tjera kushtetuese.

Edhe mbrëmë grupe të qytetarëve sërish u tubuan para Kuvendit në shenjë proteste kundër marrëveshjes për emrin. Në protestë u dëgjuan thirrjet “Maqedoni”, “Një emër kemi”, “Zaev tradhëtari” dhe thirrje tjera. Protestuesit po ashtu i kanë dhënë përkrahje presidentit të vendit Gjorgje Ivanov, transmeton Alsat M.

Protestat filluan që në ditën e shpalljes së marrëveshjes nga ana e kryeministrit Zoran Zaev, ndërsa mbrëmë eskaluan me dhunë. Ministria e brendshme informoi se janë lënduar 17 veta, prej të cilëve 10 policë, ndërsa janë arrestuar 26 persona nga radhët e protestuesve të dhunshëm. Sipas njoftimit të policisë, personat e ndaluar me dhunë kishin shtyer barrikadat policore,kanë sulmuar me gurë policinë dhe mjete tjera piroteknike, me tentimin për të hyrë në Kuvend. Pjesë e protestave janë disa parti minore të sapoformuara, që kanë orientime pro-ruse. 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test