Merko thotë se krimi s’paska vend në Komunë të Strugës

Maqedonia

Merko thotë se krimi s’paska vend në Komunë të Strugës

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 12:34
Ramiz Merko

Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko në një debat që pati në Këshillin komunal potencoi, gjatë kohës që ai do të drejtojë krimi nuk do ketë vend në Komunë.

Ai duke u ndalur në procesin e legalizimit potencoi se të gjithë ata që kanë informacione për raste korruptove apo për proces selektiv, gjatë legalizimit të njëjtat t’i denoncojnë, transmeton Strugalajm.

”Të gjithë që kanë prova se u është kërkuar para nga administrata apo nga Ramiz Merko të dalin publikisht të denoncojnë”, theksoi Merko pas diskutimit të këshilltarit Emin Kupa se atyre si përfaqësues të opozitës në Komisionin e Urbanizmit nuk u jepen matrialet se cilat parcela urbanizohen apo kush ndërtim legalizohet.

Kupa nënvizoi se nga qytetarë të ndryshëm i është përcjell shqetësimi se disa lëndë për legalizim nuk procedohen por qëllimisht mbahen në sirtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat