Emri, sot dita D në Kuvendin e Maqedonisë

Maqedonia

Emri, sot dita D në Kuvendin e Maqedonisë

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 08:54
Ilustrim

Marrëveshja për zgjidhjen e çështjes së emrit me Maqedoninë, sot duhet të ratifikohet në kuadër të seancës së 51-të në Kuvendin e Maqedonisë.

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, në seancën kuvendore e cila filloi dje tha se Greqia, pas ratifikimit të marrëveshjes në Parlament, ka për detyrë ta njoftojë kryetarin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk, se mbështet fillimin e anëtarësimit të Maqedonisë në BE dhe ta njoftojë sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, se mbështetë ftesën për në NATO.

Pas miratimit në Kuvend, marrëveshja duhet të dërgohet tek presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov, i cili ka afat prej shtatë ditësh për ta nënshkruar.

Nëse presidenti përdor të drejtën e vetos, marrëveshja përsëri rikthehet në procedurë kuvendore, ku duhet të votohet me shumicë absolute dhe marrëveshja përsëri dërgohet tek presidenti, i cili për herën e dytë është i detyruar ta nënshkruajë.

Kuvendi dje e filloi procedurën për ratifikimin e marrëveshjes, e cila do të sillet me procedurë të shkurtë dhe flamur evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat