Komuna e Aerodromit do të ndajë 3.500 denarë për secilin nxënës të klasës së parë - Bota Sot
Komuna e Aerodromit do të ndajë 3.500 denarë për secilin nxënës të klasës së parë

Maqedonia

E shtunë, 22 shtator 2018

Komuna e Aerodromit do të ndajë 3.500 denarë për secilin nxënës të klasës së parë

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 10:53
Ilustrim

Komuna e Aerodromit për herët të parë këtë vit ndan nga 3.500 denarë për secilin nxënës të klasë së parë. Për këtë, Komuna ka ndarë 2.800.000 denarë nga buxheti.

Qëllimi i këtij projekti është që të lehtësohen harxhimet e prindërve për fëmijën i cili sapo ka nisur në shkollë për herë të parë. Në këtë mënyrë i kthejmë paratë tek qytetarët, mundësojmë fillim të këndshëm të vitit shkollor dhe kushte më të mira në procesin arsimor për çdo fëmijë, thotë Kryetari i Komunës së Aerodromit, Zllatko Marin.

Nga sot prindërit e të gjithë fëmijve të klasës së parë në një nga shkollat fillore të Komunës së Aerodromit, mund të dërgojnë kërkesë për 3.500 denarët deri më 31.08.2018.

Kërkesa për ndarjen e 3.500 denarëve për nxënësit e klasës së parë mund të merret në Komunën e Aerodromit ose të shkarkohet përmes faqes së internetit.

Kërkesat mund të dërgohen në Komunën e Aerodromit çdo ditë punë nga ora 90:00 deri në orën 15:00 në zyrën numër 19, kurse pagesa parashihet të bëhet në fillim të vitit shkollor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test