Tzanakopoulos: Dy vendet kanë filluar etapë të re të miqësisë - Bota Sot
Tzanakopoulos: Dy vendet kanë filluar etapë të re të miqësisë

Maqedonia

E mërkurë, 18 korrik 2018

Tzanakopoulos: Dy vendet kanë filluar etapë të re të miqësisë

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 15:53
Dimitris Tzanakopoulos

Zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Tzanakopoulos, në takimin e sotëm me gazetarët tha se me marrëveshjen e nënshkruar në Prespë, dy vendet kanë filluar etapë të re të miqësisë dhe bashkëpunimit.

Ai tha se me ratifikimin e marrëveshjes në Kuvendin e Maqedonisë, është bërë hapi i parë i hyrjes në fuqi të marrëveshjes.

“Në këtë marrëveshje bashkësia ndërkombëtare ka përkrahur të dy vendet, të cilët i kanë dhënë fund problemit i cili ka dëmtuar të dy palët. Për qeverinë greke marrëveshja është akt patriotik dhe i përgjegjësisë”, tha për televizionin grek ERT, Tzanakopoulos.

Ai shtoi se nënshkruesit e marrëveshjes kanë bazë dhe argumente të përbashkëta, ndërsa për partitë opozitare të të dy vendeve tha se injorojnë përgjegjësinë historike dhe mundohen të luajnë në kartën e tyre të fundit: të ndarjes dhe patriotizmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test