Letër e hapur për deputetët, kërkohet ndërprerja e destruktivitetit në rajonin e Ohrit

Maqedonia

Letër e hapur për deputetët, kërkohet ndërprerja e destruktivitetit në rajonin e Ohrit

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 13:48
Ilustrim

Me rastin e Ditës së Liqenit të Ohrit, shoqata ekologjike “Front 21/42” ka dërguar letër të hapur tek deputetët e Kuvendit të Maqedonisë përmes së cilës kërkojnë moratorium për projektet infrastrukturore në siç thonë, trashëgiminë e vetme kulturore dhe natyrore në Maqedoni.

“Ju dorëzojmë letrat me të cilat 8000 qytetarë kërkojnë moratorium për projektet infrastrukturore dhe zbatim të Ligjit për menaxhim me rajonin e Ohrit. Ajo që më së shumti nga brengos është shmangia evidente e masave kyçe për shpëtim të rajonit të vetëm në vendin tonë i mbrojtur nga UNESCO”, thuhet në letër.

Kjo organizatë apelon dhe kërkon nga deputetët që të miratojnë përfundime thelbësore dhe të zbatojnë rekomandimet e UNESCO-s.

“Kjo është detyra juaj ligjore dhe historike ndaj gjithë gjeneratave të tanishme dhe të ardhme në Maqedoni, por edhe detyrim ndaj gjithë botës”, thonë nga organizata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat