Theresa May përshëndet marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë

Maqedonia

Theresa May përshëndet marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 15:46
Theresa May

Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May, përmes një deklarate me shkrim ka uruar kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, për marrëveshjen e arritur me Greqinë për çështjen e emrit, si dhe ratifikimin e saj në Kuvendin e Maqedonisë.

Siç njoftojnë nga qeveria, May thotë se arritja e marrëveshjes nuk do të kishte qenë e mundur pa guxim politik, vizion dhe lidership.

“Siç kemi biseduar edhe në Shkup, zgjidhja e kësaj çështje do të sjell dobi të mëdha për të dy shtetet, si dhe për rajonin. Pas 25 viteve kontest, dëshira e shumicës së qytetarëve, të cilët duan ta shohin vendin e tyre pjesë e NATO-s dhe BE-së, do të hap dyert për këto aspirata”, shkruan May.

Ajo më tej shton se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë ta përkrah Maqedoninë në rrugën drejt anëtarësimit në organizatat euroatlantike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat