Kotzias: Marrëveshja nga Prespa le të jetë shembull i shkëlqyer për problemet në rajon

Maqedonia

Kotzias: Marrëveshja nga Prespa le të jetë shembull i shkëlqyer për problemet në rajon

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 18:19
Nikos Kotzias

Dëshiroj që marrëveshja e Prespës të zbatohet dhe të jetë një shembull i shkëlqyer për zgjidhjen e problemeve në rajonin tonë, tha Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias në një fjalim në fillim të Konferencës për stabilitet dhe siguri të Rodosit.

“Nuk mund të jetojmë me revanshizëm dhe irredentizëm. Ne duhet ta pranojmë atë ekzistues dhe të gjejmë rregulla për të jetuar së bashku. Kjo tregoi dhe tregon marrëveshja nga Prespa, për të cilën dëshirojnë që të zbatohet dhe të jetë një shembull i shkëlqyer për të gjitha problemet në rajonin tonë, marrëveshja tregon se nuk ka asnjë kontradiktë midis maqedonasve verior dhe grekëve, por ne kemi një kontradiktë dhe kjo vlen për të gjitha konfliktet, duke përfshirë forcat që duan një zgjidhje dhe forcat e inercisë, të cilëve u përshtatet kontradiktat dhe mendoj se ata mund të përfitojnë, tha ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Kotzias.

Duke u folur për rajonin, shefi i diplomacisë sqaroi se bashkëpunimi në kufirin verior është më i mirë se vitin e kaluar, ndërsa Greqia e mbështet perspektivën euroatlantike të Maqedonisë dhe Shqipërisë, përcjell agjencia AIM nga Athina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat