Pritet vendimi për të akuzuarit e dhunës në Kuvendin e Maqedonisë

Maqedonia

Pritet vendimi për të akuzuarit e dhunës në Kuvendin e Maqedonisë

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 12:58
Kuvendi i Maqedonisë

Sot pritet njoftimi për të akuzuarit ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Dje tre gjykatës nga Gjykata Penale, me dyer të mbyllura dëgjuan argumentet e palës mbrojtëse se përse nuk duhet të ketë proces. Për ngjarjet e “27 prillit” akuzohen 30 persona për veprën terrorizëm dhe cenim të rendit kushtetues.

Mes tyre janë edhe pesë deputetët e VMRO DPMNE-së, Kërsto Mukoski, Luben Arnaudov, Johan Tarçullovski, Sasho Vasilevski dhe Lupço Dimovski. I akuzuar është edhe ish drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov.

Edhe pse aktakuza është në fazën e vendimmarrjes për atë nëse do të ketë gjykim, prokuroria edhe më tej zhvillon hetime se kush e ka porositur hyrjen e dhunshme në Kuvend.

Në dokumentim që pranë gjykatës është dorëzuar më 27 mars të këtij viti, porositës nuk ka. Qëndron vetëm se në këtë organizim të protestave, rol kryesor ka pasur Aleksandar Vasilevski- “Ninxha”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat