Gjendja e rrugëve në Maqedoni, LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme

Maqedonia

Gjendja e rrugëve në Maqedoni, LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 09:33
Ilustrim

Trafiku rrugor zhvillohet në rrugë me lagështi. Intensiteti i trafikut jashtë mjediseve të qytetit është i qetë, ndërsa janë shtuar automjetet në vendkalimin kufitar Bogorodicë për hyrje në Greqi, njoftojnë nga LAMM.

LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të vozitjes dhe në pajtueshmëri me sinjalizimin e trafikut.

Në grykat mund të ketë rrëshqitje të dheut, sidomos në rrugët: Koçanë-Makedonska Kamenica-Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Debar-Strugë, Demir Kapi-Udovo, Katlanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resen – Bukovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat