Ferid Murad: Bota vetëm se flet pozitivisht për Maqedoninë

Maqedonia

Ferid Murad: Bota vetëm se flet pozitivisht për Maqedoninë

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 10:41
Ferid Murad

Fituesi i çmimit Nobel për fiziologji dhe mjekësi, Ferid Murad, me origjinë nga Gostivari, po qëndron për vizitë në Maqedoni. Këtë mëngjes, ai u takua me kryeministrin Zoran Zaev, ministrin e jashtëm, Nikolla Dimitrov dhe me ministrin e diasporës Edmond Ademi.

Siç njoftojnë nga koherenca e shtypit të Qeverisë, gjatë takimit u bisedua për vizionin e Qeverisë për shoqërinë multietnike gjegjësisht “Një shoqëri për të gjithë”, për proceset reformuese, përmirësimin e lidhjeve me vendet fqinjë, si dhe për aspiratat euroatlantike të Maqedonisë.

Nobeisti Murad, gjatë takimit, me kryeministrin Zaev i sugjeroj propozime konstruktive për përmirësimin e sistemit arsimor dhe shëndetësor, si dhe hapjen e qendrave shkencore dhe kërkimore, duke ndarë praktikat nga SHBA dhe më shumë vende nga bota, ku ai ka punuar, ku ai është përmirësuar dhe ku ka qenë profesor në disa universitete.

Ferid Murad është mjek dhe farmacist me famë botërore që fitoi çmimin Nobel për Fiziologji dhe Mjekësi në vitin 1998. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat