Mançevski: Vendet e Ballkanit Perëndimor së bashku punojnë për transformimin e administratës publike

Maqedonia

Mançevski: Vendet e Ballkanit Perëndimor së bashku punojnë për transformimin e administratës publike

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 13:50
Damjan Mançevski

Vendet e Ballkanit Perëndimor së bashku punojnë në transformimin e administratës publike, të lidhen në mënyrë digjitale për t’i kapërcyer zbrazëtirat e infrastrukturës dhe të luftojnë kundër korrupsionit, thekson ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, në punëtorin për me temë “Arritjet dhe sfidat në reformat e administratës publike në vendet e Ballkanit Perëndimore”.

Punëtoria është nën organizimin e RESPA dhe në kuadër të forumit ndërkombëtar për administratë publike me temën “Transformimi i pushtetit për arritjet e qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm”, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Ministri Mançevski tha se një ndër problemet në administrata dhe bizneset në të gjitha vendet është lufta kundër korrupsionit. Digjitalizimi i administratës jep mundësi që ta zvogëloj korrupsionin. Automatikisht dhe proceset digjitale s’mund të jenë të korruptuara. Ndërsa lajmi i keq është se në Ballkan ka probleme me korrupsionin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat