Partitë e nisin fushatën për referendumin e emrit

Maqedonia

Partitë e nisin fushatën për referendumin e emrit

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 18:03
Partitë e nisin fushatën për referendumin e emrit

LSDM-ja jo zyrtarisht është tashmë në fushatë për referendumin mbi emrin, edhe pse nuk dihet se kur do të mbahet referendumi.

Siç shkruan Alsat-m, socialdemokratët janë të kënaqur që e gjithë bota demokratike mirëpriti zgjidhjen e mosmarrëveshjes për emrin. Ata thonë se dyert e NATO-s dhe Bashkimit Evropian janë të hapura për vendin dhe prandaj kërkojnë mbështetjen e qytetarëve për referendumin.

“Para nesh është një mundësi historike. Qytetarët në referendum do ta kenë fjalën e fundit. Le ta përdorim këtë shans. Në referendum, duhet të themi me vendosmëri “po” për një identitet të garantuar maqedonas, të themi me vendosmëri “po” për hyrje në NATO dhe Bashkimin Evropian”, tha Kostadin Kostadinov, deputet i LSDM-së.

Kurse lideri i opozitës maqeodni Hristian Mickoski nga VMRO DPMNE, tha se nëse referendumi është konsultativ dhe jo i detyrueshëm, atëherë nuk do ta njohin atë si vullnet i popullit.

“E drejta elementare demokratike e çdo qytetari në këtë vend është të vendosë nëse do të votojë apo jo. Gjithashtu, e drejta elementare demokratike e çdo qytetari në këtë vend është nëse ai vendos të votojë, t’i garantohet privatësia, nëse ai do të votojë për njërin ose tjetrin, nëse janë zgjedhje, dhe nëse do të jetë për ose kundër, nëse është votim referendum. Pra, në korniza të Kushtetutës dhe të të drejtave të qytetarëve, ju duhet ta kërkoni përgjigjen e partive politike”, u shpreh Hristijan Mickovski, VMRO DPMNE. Nga VMRO-DPMNE thonë se janë për në BE dhe NATO, por se nuk ka qenë patjetër të arrihet, siç thonë, zgjidhje e këtillë e dëmshme për emrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat