VMRO: Marrëveshja shfrytëzohet për të mbuluar “terrorin politik” - Bota Sot
VMRO: Marrëveshja shfrytëzohet për të mbuluar “terrorin politik”

Maqedonia

E mërkurë, 18 korrik 2018

VMRO: Marrëveshja shfrytëzohet për të mbuluar “terrorin politik”

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 19:00
VMRO

VMRO-DPMNE vlerëson se Zoran Zaev, marrëveshjen e turpshme dhe të dëmshme për emrin dëshiron ta mbulojë me vazhdimin e “terrorit politik”.

“Maqedonia është shtet ku derisa pranon dhe merret vesh për ndryshimin e emrit dhe identitetit, deputetë të opozitës akuzohen për terrorizëm, artistë të njohur, aktorë, tenorë prezantohen si terroristë”, thuhet në komunikatën e VMRO-së.

Nga partia opoztare maqedonase thonë se akuza kundër dhjetëra patriotëve është një nga shumë proceset me prapavija politike dhe njëra nga arsyet për të cilat vende të rëndësishme anëtare të BE-së në Non Pejperin qartë dëshmojnë se në Republikën e Maqedonisë ka gjyqësor të partizuar.

Sipas VMRO-DPMNE-së, vendi po i jeton ditët më të zeza të gjyqësorit që nga viti 1949 e këndej.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test