VMRO-DPMNE përgënjeshtron zërat se është dakorduar me Zaev për mbështetje të referendumit - Bota Sot
VMRO-DPMNE përgënjeshtron zërat se është dakorduar me Zaev për mbështetje të referendumit

Maqedonia

E mërkurë, 18 korrik 2018

VMRO-DPMNE përgënjeshtron zërat se është dakorduar me Zaev për mbështetje të referendumit

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 19:03
VMRO-DPMNE

Kanë reaguar nga partia e VMRO-DPMNE-së pas shkrimeve në disa media se Hristjan Mickoski dhe partia e tij janë dakorduar me Zaev për katër poste ministrore në qeveri, ndërsa për kthim të kësaj të mundësohet referendum i suksesshëm.

“As Hristijan Mickoski, as VMRO-DPMNE nuk ka ndërmend të bëjë kompromis me principet, qëndrimet dhe besimin e saj. VMRO-DPMNE nuk e mbështet marrëveshjen e kapitullimit me të cilën parashikohet ndërrimi i Kushtetutës, fshirja e fjalës Maqedoni dhe ndryshimin e identitetit dhe se të gjitha aktivitetet e VMRO-DPMNE-së do të jenë që në këtë drejtim që dëshmon se ky është pozicioni jonë për mosmbështetjen e marrëveshjes”, thuhet në reagimin e partisë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test