Gjendja e rrugëve në Maqedoni, LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme

Maqedonia

Gjendja e rrugëve në Maqedoni, LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 10:14
Ilustrim

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë qyteteve është i qetë. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrjen dhe daljen nga shteti. Ky informacion vlen vetëm për anën e kalimeve kufitare të Maqedonisë, thonë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).

Nga LAMM rekomandojnë lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të vozitjes dhe pajtueshmëri me sinjalizimin e caktuar të trafikut. Në gryka mund të ketë rrëshqitje të dheut, sidomos në rrugët: Koçanë-Makedonska Kamenica-Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, Demir Kapi-Udovë, Katlanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resen – Bukovë.

Komunikacioni në Maqedoni po zhvillohet në rrugë të lagështa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat