MASH do të ndajë subvencione për nxënësit dhe studentët e degës së muzikës

Maqedonia

MASH do të ndajë subvencione për nxënësit dhe studentët e degës së muzikës

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 19:29
Ilustrim

Ministria e Arsimit do te mbështesë financiarisht në blerjen e instrumenteve muzikore nga 25 të rinj, nxënës të shkollave te mesme te muzikës dhe studentë të cilët ndjekin studimet në programet e këtij profili.

Këtë për TVM2 e ka bërë te ditur ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi i cili ka thënë se kjo çështje tani është e mbuluar edhe përmes rregullativës ligjore.

“MASH do të mbuloje 75% nga vlera e instrumentit të blerë, por i njëjti të mos jetë me i shtrenjte se 100 mijë denarë”, tha Ademi.

Ai gjithashtu tha se do të merret parasysh edhe suksesi i nxënësit apo studentit të cilët e kanë treguar dhe e tregojnë gjatë procesit edukativo arsimorë.

“Po ashtu si kriter do të jetë edhe statuti material i familjes së tyre, si dhe kriter tjetër do të jetë suksesi i nxënësit apo studentit që kanë treguar në gara shtetërore, në gara ndërkombëtare por edhe në performimet e tyre publike”, tha Arbër Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat