Ivanov uron Erdogan për fitore në zgjedhje

Maqedonia

Ivanov uron Erdogan për fitore në zgjedhje

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 22:06
Gjorge Ivanov dhe Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, përmes linjës telefonike ka uruar homologun e tij turk Recep Tayyip Erdogan, për fitoren në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, të cilat u mbajtën sot.

“Në bisedën telefonike u shkëmbyen mendime për ndodhitë aktuale politike në të dyja vendet, me ç’rast presidenti Ivanov falënderoi për tërë mbështetjen e deritanishme nga Republika e Turqisë, duke shprehur bindjen se edhe periudhën e ardhshme do të vazhdojë miqësia dhe bashkëpunimi i fuqishëm mes dy vendeve”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat