Tragjedia në Veles, familja denoncon se u ishte mohuar e drejta e banesës

Maqedonia

Tragjedia në Veles, familja denoncon se u ishte mohuar e drejta e banesës

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 15:41
Ilustrim

Inspektorati i Punës Sociale po shqyrton lëshimet eventuale të Qendrës Sociale në Veles mbi rastin e familjes e cila ditë më parë si pasojë e zjarrit që kaploi shtëpinë humbi tre fëmijët. Në takim me ministren e punës dhe politikës sociale Carovska, familjarët e viktimave janë ankuar se tre vjet më parë atyre u është mohuar e drejta për të marrë banesë sociale.

“Ata kërkojnë banesë shtetërore. Unë ju premtova se bashkërisht do të dorëzojmë kërkesë deri te Komisioni për çështje banesore në të cilën unë jam anëtare dhe të shohim nëse në Veles ka ndonjë banesë ekzistuese apo ndonjë objekt tjetër ku ata mund të strehohen. Nuk ka banesa të cilat mund krejtësisht t’i jepen vetëm një personi prandaj në banesa shtetërore mund të jetojnë”, tha Milla Carovska.

Një punonjës social udhëheq me 350 deri në 500 raste sociale, , që lë hapësirë për të dyshuar në lëshime eventuale gjatë shqyrtimit të rasteve të familjeve në nevojë.

Për zgjidhjen e këtij problemi premtohet punësimi dhe sistematizimi i 136 personave të cilët do të menaxhojnë me rastet e tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat