Kacarska do të gjykojë për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë

Maqedonia

Kacarska do të gjykojë për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 17:14
Dhuna në Kuvendin e Maqedonisë

Gjyqtarja Dobrilla Kacarska, që dënoi Nikola Gruevskin me një dënim dyvjeçar, do të gjykojë rastin me inkursionin e dhunshëm më 27 prill të vitit të kaluar.

Zgjedhja u bë nëpërmjet sistemit elektronik të shpërndarjes për rastet, të njohura si AKMIS.

Gjykata Penale informon se do të njoftojë gjithashtu kur do të fillojë ky proces, ku 30 persona janë akuzuar për terrorizëm dhe rrezikim të rendit kushtetues.

Në mesin e të pandehurve janë pesë deputetë të VMRO-DPMNE-së, si dhe ish-drejtor i Byrosë së Sigurisë Publike, Mitko Çavkov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat