Zhernovski: Presim mbështetje më të madhe nga ShBA-të në anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Maqedonia

Zhernovski: Presim mbështetje më të madhe nga ShBA-të në anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 18:37
Andrej Zhernovski

Kënaqësi nga dialogu konstruktiv bilateral mes Republikës së Maqedonisë dhe ShBA-ve, i bazuar në miqësinë dhe partneritetin strategjik mes dy vendeve, kanë shprehur në takimin e sotshëm zv. Ministri i Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikes, Jess Bailey.

Siç u deklarua nga Ministria e Punëve të Jashtme, ministri Zhernovski tha se Qeveriva përqendrohet në angazhimin për stabilitet, paqe dhe prosperitet të rajonit, me perspektivë të qartë në integrimet euro atlantike edhe evropiane.

Zv. Ministri Zhervnoski theksoi se të arriturat reformatore dhe aktivitetet në kontekstin e procesit të integrimit të Maqedonisë, me theks të  përkrahjes më të madhe të ShBA-ve në Samitin e NATO-s në korrik dhe ftesën për anëtarësim të Maqedonisë në NATO, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat