Kryetari i Kuvendit të Përgjithshëm të KB-së e përshëndeti marrëveshjen e emrit me Greqinë

Maqedonia

Kryetari i Kuvendit të Përgjithshëm të KB-së e përshëndeti marrëveshjen e emrit me Greqinë

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 19:51
Kryetari i Kuvendit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Miroslav Laj?ák

Kryetari i Kuvendit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Miroslav Laj?ák në një intervistë ka shkrehur përkrahje për, mbarimin me sukses të bisedimeve mes Maqedonisë dhe Greqisë, e cila u nënshkrua pranë Liqenit të Prespës.

Ai e përshkruajti marrëveshjen si një arritje e madhe.

“Personalisht dhe nga afër morra pjesë në temën dhe e përshëndes efikasitetin e udhëheqjes të Greqisë dhe Maqedonisë, Kryeministrat e saj dhe ministrat e Punëve të Jashtme”, deklaroi duke thënë se procesi i bisedimeve zgjati shumë vite.

Në të njëjtën kohë, Kryetari i Kuvendit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara shprehu bindjen se “tash rruga e Shkupit kah BE-ja dhe NATO-ja është e hapur” dhe se ka shenja pozitive për të ardhmen e rajonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat