Zaev: Data për në BE dhe ftesa për në NATO mesazhe motivuese

Maqedonia

Zaev: Data për në BE dhe ftesa për në NATO mesazhe motivuese

Më: 27 qershor 2018 Në ora: 12:58
Zoran Zaev

Hapja e negociatave dhe marrja e ftesës për në NATO do të jepte kontribut vendimtar për zbatimin e suksesshëm të marrëveshjes historike me Greqinë dhe për një ardhmëri më të mirë të qytetarëve të Maqedonisë, deklaroi kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

“Maqedonia bëri lëvizje të madhe përpara për vetëm një vit, nga kulmi i mossuksesit drejt aspiratave tona më të mëdha – BE dhe NATO. Kur e nënshkruam marrëveshjen me Greqinë për zgjidhje të kontestit dhe partneritetit strategjik zhvendosëm male dhe nuk duhet të dyshojmë, kjo është arritur me dëshirën tonë të ndershme për një të tanishme dhe një të ardhme më të mirë për qytetarët e Maqedonisë, rajonit, Europës dhe botës”, theksoi ai.

Ai shtoi se “çudirat janë të mundshme kur fuqishëm besojmë në vlera”.

“Ne treguam lidership në përpjekjet për të mbyllur të gjitha çështjet e hapura me fqinjët  tanë. Falë të njëjtave përpjekje të sinqerta të qeverive të Bullgarisë dhe Greqisë dhe pjekurisë së vendeve nga të gjithë vendet në Europën Juglindore, arritëm të dërgojmë mesazh të fuqishëm – se Ballkani Perëndimor ose Europa Juglindore, është Europë”, tha  Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat