LSDM: BE i ka njohur rezultatet, vetëm Mickoski nuk është gëzuar në suksesin e Maqedonisë

Maqedonia

LSDM: BE i ka njohur rezultatet, vetëm Mickoski nuk është gëzuar në suksesin e Maqedonisë

Më: 27 qershor 2018 Në ora: 17:33
LSDM

Bashkimi Evropian njohu, mirëpriti dhe shpërbleu progresin e vitit të kaluar. Konkluzionet e Këshillit të BE-së theksojnë qartë se “Këshilli pajtohet t’i përgjigjet pozitivisht progresit në fjalë” të Maqedonisë dhe hap rrugën për “hapjen e negociatave të pranimit në qershor të vitit 2019”. Gjithçka është e qartë. Vendimi është marr: Dyert për Maqedoninë për anëtarësim në BE janë të hapura, vendi po fillon negociatat për anëtarësimin e plotë në vitin 2019! Maqedonia tani njihet si vend i ndryshimeve pozitive, me një proces dinamik reformash dhe një dialogu social. Një shtet që, me një vullnet të fortë politik me qëllim të mirë, zgjidh mosmarrëveshjet me fqinjët dhe një shtet të qytetarëve që kanë një vizion të shprehur qartë për një të ardhme evropiane, thuhet reagimi i LSDM-së, pas konferencës së shtypit të kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

“Është e pakrahasueshme me konkluzionet në kohën e OBRM-PDUKM-së të cilët flisnin për një “shtet të kapur”. Maqedonia për vetëm një vit arriti të bënte një kërcim kuantik. Nga “shteti i kapur” së bashku arritëm të rikthehemi në rrugën e duhur, në rrugën euroatlantike të së ardhmes. Mickoski dhe OBRM-PDUKM nuk kanë guxim për të mirëpritur progresin dhe suksesin e Maqedonisë që është arritur bashkërisht me qytetarët. Është zgjedhja e tyre. Por, duhet të kujtojnë një nga konkluzionet e Këshillit të Ministrave të BE-së që flet për “Reforma gjyqësore dhe hetimet pro aktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare në rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke përfshirë një nivel të lartë”. Drejtësia në Maqedoni duhet të pastrohet me trashëgiminë e 11 viteve të sundimit kriminal të OBRM-PDUKM-së dhe me funksionimin e Gjorge Ivanov, njeriu i cili u përpoq për të justifikuar dhe ende pengon të ardhmen e vendit. Mickoski dhe të gjithë ata që kanë harxhuar 11 vjet të jetës së qytetarëve dhe një dekadë kanë mbajtur Maqedoninë në një vend për pasurime personal, kriminale, atyre duhet të jetë e qartë se Maqedonia po ecën përpara dhe kthim mbrapa nuk do të ketë”, thuhet në reagimin e LDSM-së. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat