Firma e cila është e akuzuar nga PSP, do të rikonstruojë bulevardin në Vallandovë

Maqedonia

Firma e cila është e akuzuar nga PSP, do të rikonstruojë bulevardin në Vallandovë

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 15:52
Pero Kostadinov,

Kryetari i Komunës së Vallandovës Pero Kostadinov, së bashku me Safet Vatiq përfaqësues i firmës “Vato DOO – Studeniçan”, e cila është e akuzuar nga Prokuroria Speciale në lëndën “Trust”, kanë nënshkruar marrëveshje për rikonstruimin e një pjese të bulevardit në rrugën “Prvomajska” në Vallandovë.

“Qëllimi i marrëveshjes është rregullimi i pjesës së dëmtuar të bulevardit dhe mundësimi i rritjes së sigurisë për pjesëmarrësit në komunikacion”, ka shkruar në Facebook, kryetari i Vallandovës.

Mjetet për këtë projekt janë siguruar nga Bashkimi Evropian, përmes fondeve IPA.

Përndryshe, për muajin e ardhshëm janë caktuar fjalët përfundimtare për rastin “Trust” kur firma “Vato DOO” është e akuzuar për keqpërdorim të procedurës për shpallje publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat