Zaev: Kapitujt për anëtarësim në BE përmbyllen mesatarisht në afat brenda tetë viteve

Maqedonia

Zaev: Kapitujt për anëtarësim në BE përmbyllen mesatarisht në afat brenda tetë viteve

Më: 30 qershor 2018 Në ora: 13:12
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për “Deutsche Welle” në gjuhën maqedonase e ka vlerësuar si historike vendimin e BE-së për dhënien e datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë dhe Shqipërisë, duke shtuar se konsolidimi i Bashkimit Evropian do të jetë atëherë kur BE do t’i pranoj vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Kemi marr datë për bisedime, në qershor të vitit 2019. Deri atëherë, së bashku me miqtë dhe partnerët tan nga Komisioni Evropian, së bashku do të punojmë në përmbushjen e kritereve, gjegjësisht në fazën e zbatimit të marrëveshjes me Greqinë dhe finalizimin e reformave. Shumë jemi afër qëllimeve tona për t’i arritur standardet e BE-së”, tha Zaev.

Ai gjithashtu theksoi se “sipas përvojave të deri të më tanishme të zgjerimit të BE-së, kapitujt mesatarisht përmbyllën në afat prej tetë vjetëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat