LSDM: Reagime konfuze dhe të paargumentuara të OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

LSDM: Reagime konfuze dhe të paargumentuara të OBRM-PDUKM-së

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 17:39
LSDM

Reagime konfuze dhe të paargumentuara të OBRM-PDUKM-së, Maqedonia shkon përpara, askush nuk mund të ndaloj të ardhmen e Maqedonisë. OBRM-PDUKM-së ju duhej konferencë për shtyp që t’i fshehin mos pasjen e ideve dhe argumenteve të Grupit Parlamentar të tyre. Deputetët e OBRM-PDUKM-së nuk kanë argumente dhe paraqiten vetëm me shpërndarje e jo të vërtetave, mos pasjen e ideve nuk mundet ta fshehin me lajme të rreme dhe reagime të paargumentuara, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

“Kjo sjellje pa drejtim politik të veprimit edhe njëherë vërteton konfuzionin ku gjendet partia opozitare OBRM-PDUKM. Më në fund OBRM-PDUKM-ja duhet të qartësohet pranë qytetarëve se a është për anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO. Marrëveshja e zgjidhjes së çështjes së emrit është akt patriotik në pajtim me interesat shtetërore dhe kombëtare maqedonase, duke u njohur dhe pranuar nga opinion brenda dhe gjithë bota demokratike. Me marrëveshjen, një herë e përgjithmonë garantohet dhe forcohet identiteti maqedonas dhe sigurohet e ardhmja evropiane e Maqedonisë dhe qytetarëve të saj. Askush, por as OBRM-PDUKM-ja dhe Gjorgje Ivanovi nuk do të vendosin vetë për të ardhmen e Maqedonisë, këtë do ta bëjnë qytetarët e saj përmes referendumit”, thotë LSDM-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat