Maqedoni, ligji për TVSH-në sot në seancë qeveritare

Maqedonia

Maqedoni, ligji për TVSH-në sot në seancë qeveritare

Më: 3 korrik 2018 Në ora: 09:39
Ilustrim

Qeveria e Maqedonisë sot do të mbajë seancë në të cilën do të rishikojë propozim-ndryshimet të Ligjit për tatim dhe Ligjit për akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve publik.

Nga qeveria informojnë se me propozim të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale do të rishikohen edhe propozim-ndryshimet në Ligjin për mbrojtje të fëmijëve dhe informacioni për ndërtimin e qendrave ditore për fëmijët me autizëm.

Në seancën e sotme para ministrave do të gjendet edhe informacioni për ndërtimin e linjës hekurudhore Beljakovcë-Kriva Pallankë.

Në seancën e 77-të qeveria duhet ta rishikojë edhe raportin përfundimtar të Entit Shtetëror për Revizion për vitin 2016 të Ministrisë së Kulturës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat