OBRM-PDUKM: LSDM-ja e gënjeu rininë

Maqedonia

OBRM-PDUKM: LSDM-ja e gënjeu rininë

Më: 3 korrik 2018 Në ora: 14:33
OBRM-PDUKM

LSDM-ja e gënjeu rininë. Rinia janë të nënçmuar dhe pa perspektivë, reagon opozita pas kumtesës së LSDM-së se për tre muaj janë punësuar 419 të ri.

“Zoran Zaevi, Radmilla Shekerinaska, Renata Deskoska dhe Stefan Bogoev premtuan se rinia pas mbarimit të shkollimit të tyre do të kenë mundësi për punësim, praktikë ose trajnime shtesë si projekt që do ta realizojnë që nga muajt e parë në qeveri. Kaluan më shumë se një vit, asnjë zë për këtë projekt. LSDM-ja e gënjeu rininë. Garantimi i paralajmëruar për rininë është një gënjeshtër e madhe. Mos pasja e perspektivës është e madhe si asnjëherë më parë. Qeveria jo vetëm që nuk i ktheu 600.000 personat që kanë migruar, ashti siç ajo deklaronte, por edhe migrimin e zmadhoj”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Nga OBRM-PDUKM-ja konsiderojnë se numri i të rinjve që braktisin Maqedoninë është zmadhuar, dhe kërkojnë që nga LSDM-ja të përgjigjet se a janë të vërteta të dhënat se rreth 100.000 qytetarë është numri që personave që kanë braktisur Maqedonië, që kur LSDM-ja është në qeveri.

Reagimi i OBRM-PDUKM-së vjen pas kumtesës së LSDM-së se Garantimi për të rinjtë tregon rezultate pozitive, dhe se për tre muaj nga zbatimi i këtij projekti janë punësuar 419 persona, 196 kanë filluar me trajnime dhe 160 kanë filluar praktikë në ndonjë firmë. Ky projekt zbatohet në tre komuna, në Strumicë, Gostivar dhe Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat