Sot merret vendimi për shtatë të akuzuarit për tentim vrasjen e Selës

Maqedonia

Sot merret vendimi për shtatë të akuzuarit për tentim vrasjen e Selës

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 09:58
Rrahja e Ziadin Selës

Sot në Gjykatën Penale duhet të sillet aktgjykimi për shtatë të akuzuar për sulmin ndaj deputetit Ziadin Sela, më 27 prill të vitit të kaluar në Kuvend.

Në seancën e fundit në fjalët përfundimtare të mbrojtjes, avokatët kërkuan liri për gjithë të akuzuarit, me arsyen se për asnjërin prej tyre nuk ekzistojnë prova se kanë tentuar ta vrasin Ziadin Selën.

Në një nga seancat e kaluara për këtë rast Stojan Pavleski u dënua me 3 vite burg, ndërsa Cejo Georgievski me një vit dhe dy muaj. Në këtë dënim të akuzuarve do t’u llogariten edhe koha që kanë kaluar në paraburgim.

Së pari në këtë rast të akuzuar ishin disa persona, por Prokuroria para se të fillojë me fjalët përfundimtare tërhoqi akuzën kundër Sasho Senkov, për të cilin thanë se nuk kanë dëshmi të mjaftueshme.

Për tentim vrasjen e Selës, sipas aktakuzës së re të akuzuar janë Kire Georgievski, Oliver Oshavkovski, Nikollçe Dimitrievski, ALeksandar Janeveski-Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski dhe Kosta Dellov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat