Dimitrov: Ivanov nuk mund ta mbrojë Kushtetutën duke shkelur atë

Maqedonia

Dimitrov: Ivanov nuk mund ta mbrojë Kushtetutën duke shkelur atë

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 21:40
Dimitrov dhe Ivanov

Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov, në debatin e sotëm në Kuvendin e Maqedonisë në leximin e tretë të ligjit për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë, tha se kryetari Gjorge Ivanov është i detyruar të nënshkruajë dekretin këtë herë, nëse ai dëshiron apo jo.

Ai tha se kryetari është përgjegjës për shkeljet e kushtetutës dhe ligjeve në ushtrimin e të drejtave dhe detyrimeve të tij. Argumentet e Ivanov për të mos e nënshkruar dekretin për herën e parë, treguan se ato ishin të pasakta.

Ai tha se dispozitat kushtetuese janë të qarta, gjë që e detyron kryetarin të nënshkruajë dekretin pasi Kuvendi ta miratojë atë në leximin e tretë. Në argumentin e Ivanovit se marrëveshjet e tilla nënshkruhen vetëm nga Kryetari i shtetit, Dimitrov theksoi se nuk është kështu dhe se nga 897 marrëveshjet ndërkombëtare të lidhura mes Maqedonisë dhe vendeve të tjera, vetëm 5 marrëveshje u nënshkruan nga Kryetari i Republikës.

Argumenti, se marrëveshja e nënshtron Maqedoninë ndajë Greqisë, për këtë Dimitrov tha se, është përpjekje për përhapjen e frikës kur, siç tha ai, ne kemi nevojë për guxim, përgjegjësi dhe logjikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat