Gligorov: Marrëveshja për emrin është e mirë për të dy shtetet

Maqedonia

Gligorov: Marrëveshja për emrin është e mirë për të dy shtetet

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 13:13
Vladimir Gligorov

“Marrëveshja për zgjidhjen e kontestit të emrit është e mirë si për Maqedoninë, ashtu edhe për Greqinë. Greqia ka hedhur poshtë një obsesion, e cila është krejtësisht e panevojshme për të, nga ana tjetër, është e rëndësishme që Maqedonia të mos ndryshojë identitetin e shtetit”, tha Vladimir Gligorov, ekonomist në Institutin Ekonomik të Vjenës.

Në një intervistë për AIM, ai shtoi se për Maqedoninë nuk është aq e rëndësishme që të thuhet se shteti aktual i Maqedonisë nuk është shtet i tërë territorit të Maqedonisë, dhe as se mund të ketë pretendime, por se kjo sipas tij, asnjëherë nuk ka qenë pretendim për shtetin e Maqedonisë.

“Nga ana tjetër ky është shteti i Maqedonisë edhe me gjuhë dhe me popull, pra nuk ndryshon identiteti i shtetit, specifikohet territori i shtetit që është një përjashtim, një mirëkuptim, kjo i irriton fqinjët mbi të gjitha, Greqinë ose Bullgari, thuhet ne jemi shteti në këtë territor. Maqedonia antike është një lloj territori kaq sa është, ne jemi këtu me ligj me histori me kulturë dhe me të drejtën e shtetit, ne jemi maqeonas, ky është maksimumi që mund të kërkohet në marrëdhëniet ndërkombëtare. Është gjë tjetër nëse nëse jeni vetëm diku në një planet, kështu që ju mund të përcaktoni veten dhe të mos llogarisni për askënd tjetër, por nëse të tjerët janë nervozë, nuk është e pahijshme për të bërë atë koncesion”, thotë ai.

Duke i komentuar forcat e irrituara opozitare për marrëveshjen edhe në Greqi edhe në Maqedoni, ai thotë se në vendin fqinj rrymat konservative në një periudhë të gjatë kohore bënë përjashtime të mëdha të nacionalistëve.

“Në Greqi u paraqit problem për atë se pikërisht konservativët erdhën pas Papandreut dhe Simitis, bënë përjashtime të mëdha për nacionalistët, që të munden ata të qeverisin. Dhe ky u bë një perceptim, pritje që edhe identiteti maqedonas i popullit në Maqedoni do të ndryshojë dhe se gjuha nuk do të njihet dhe se këto pritje nuk janë plotësuar”, tha Gligorov.

Ai konsideron se kjo për një numër të madh të grekëve nuk është e rëndësishme, por nga pikëpamja politike ky është problem për partinë konservative dhe nga pikëpamja e një pjese të opinionit të cilët kanë investuar në këto pritje, kjo paraqet problem.

“Politikisht kjo mund të jetë arsye ose mënyrë që të rrëzohet qeveria e Cirpasit, e cila nuk gëzon popullaritet për shkak të të gjitha atyre masave ekonomike dhe aktiviteteve që i ndërmori pas krizës. Mendoj se për Greqinë kjo do të ishte një lehtësim i madh, politik, por çështja është se nuk do të ketë interes politik edhe në drejtim tjetër”, tha ai.

Sipas tij, edhe në Maqedoni, ka pesimizëm, por siç tha “ne jemi të vegjël dhe duhet që të durojmë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat