Ibraimi: Nuk pranoj urdhëra lehtë pasi kam qenë në ushtri dhe kam kryer fakultet

Maqedonia

Ibraimi: Nuk pranoj urdhëra lehtë pasi kam qenë në ushtri dhe kam kryer fakultet

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 13:31
Bedredin Ibraimi

I akuzuari për prishje të rendit zgjedhor në lëndën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) ”Titanik”, Bedredin Ibraimi sot në seanca ka thënë se është shumë e pakuptimtë që të merr udhëra pasi ai ka familje, ka qenë në ushtri, ka fakultet dhe ka 63 vite, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Sipas Makfax, në seancën e ardhshme në gjykatë do të jenë prezent edhe Boris Kondarko, Violeta Duma, Subhi Jakupi dhe Vasil Krstev të cilët do të dëshmojnë për këtë lëndë të PSP-së.

Menduh Thaçi ka reaguar në gjykatë pse ka munguar gjuha shqipe në transkriptat e bombave.

Kjo seancë është caktuar për të vazhduar më 23 gusht. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat