Spasovksi: Ivanov të mos pengojë të ardhmen e qytetarëve

Maqedonia

Spasovksi: Ivanov të mos pengojë të ardhmen e qytetarëve

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 14:14
Oliver Spasovski

Zv. kryetari i LSDM-së dhe ministri i brendshëm, Oliver Spasovski i bënë thirrje kryetarit Gjorge Ivanov të nënshkruajë dekretin për ligjin mbi ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë dhe, siç tha ai, të mos pengojë të ardhmen e Maqedonisë.

“Ivanov nuk duhet të pengojë të ardhmen e Maqedonisë, të mos veprojë në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve dhe të nënshkruajë dekretin mbi Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes, sepse është obligim kushtetues”, tha Spasovski në Bërvenicë.

Në takimet me qytetarët, Spasovski diskutoi tema dhe çështje më aktuale që janë me interes për qytetarët, ndërsa në theks të veçantë u vu në perspektiva e hapur euroatlantike të vendit.

“Në vetëm një vit, qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja arriti të realizojë masat kryesore të premtuara për qytetarët, të cilat sigurojnë më shumë para në çdo familje, kosto më të ulëta, një të ardhme evropiane dhe të qëndrueshme, institucione të pavarura, drejtësi dhe barazi për të gjithë”, tha Spasovski.

Nënkryetari Spasovski ishte i vendosur që ai nuk do të largohej nga parimi i sundimit të ligjit dhe pastrimit të krimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat