VMRO-DPMNE: Zaev po i mbron interesat greke

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Zaev po i mbron interesat greke

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 10:30
Arkiv

Partia opozitare VMRO-DPMNE përmes një kumtese me shkrim thonë se Zoran Zaev në kontiunitet po i sjell vetëm dëme Maqedonisë edhe në reputacionin ndërkombëtar.

Nga kjo parti potencojnë se Zaev nuk ndalon me politikat e tij antishtetërore me çka po i shet, shkel dhe shkatërron interesat nacionale të Maqedonisë. 

"Dëshmia më e madhe për mosrespektin ndaj qytetarëve, shkeljen e shtetit, është fakti që Zaev për detajet për referendumin së pari e informoi opinionin grek. Zaev pranoi se më shumë kujdeset për interesat greke, ndërsa me marrëveshjen betonohen të njejtat. Kryeministri manipulon edhe me formulimin e pyetjes së referendumit", thonë mes tjerash nga VMRO-DPMNE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat