"Katimerini" tregon çfarë është dakorduar mes zv/Presidentit amerikan dhe kryeministrit Zaev

Maqedonia

"Katimerini" tregon çfarë është dakorduar mes zv/Presidentit amerikan dhe kryeministrit Zaev

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 10:39
Majk Pens

Në samitin e NATO-së në Bruksel që do të mbahet këtë javë pritet vetëm të vërtetohet se antarësimi i Maqedonisë në Aleancë do të varet nga realizimi i marrëveshjes me Greqinë, shkruan sot gazeta greke, "Katimerini".

Burime qeveritare në Greqi për "Katimerini" thonë se kjo çëshjte u dakordua ede në bisedën telefonike mes zv/Presidentit grek, Majk Pens dhe kryeministrave, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras. 

Për shkak të kësaj, sipas Katimerinit, Qeveria në Maqedoni mund ta përshpejton mbajtjen e referendumit dhe përgatitjet të fillojnë në 10 ditët e ardhshme. Për momentin procedurat janë ngatërruar në procesin e formimit të përbërjes së re të KSHZ-së, e cila duhet ta zbaton referendumin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat